Foto/ Rita Ora përsëri në “top form”, vazhdon të tregojë format e tonifikuara gjatë pushimeve me të dashurin

07/08/2020 14:09

Rita Ora përsëri nuk harron të ngacmojë imagjinatën e fansave të saj gjatë pushimeve në Ibiza.

Këngëtarja 29 vjeçare dukej sensacionale në bikini ngjyrë ari, ndërsa vazhdonte të shijonte motin me diell me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras, shkruan DailyMail.

Ajo nëpërmjet rrjetit social instagram ka shpërndarë disa fotografi ku duket tejet rrëzëllitse dhe e tonifikuar.

Rita Ora asnjëherë nuk harron aksesorët të cilat ja plotësojnë edhe më shumë pamjen e saj. Flokët e kapura me një shami të bardhë çka e bën akoma dhe më tërheqëse.  Një ndër fotot e saj Rita Ora e  shoqëron me një përshkrim: “Pse jam kaq e bezdisshme?”

Rita dhe i dashuri i saj janë duke e shijuar në maksimum lidhjen e tyre të re dhe kanë shfrytëzuar rastin të bëjnë pushime tani që masat e kufizimit nuk janë edhe aq të rrepta.

Bukuroshja bjonde dhe regjisori greko-francez, 39 vjeçar, thuhet se e kanë nisur lidhjen e tyre muajin e kaluar.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA