Athina Zyrtare njoftoi se të gjitha fluturimet midis Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe Maqedonisë Veriore nuk do të rifillojnë të paktën deri më 15 gusht, por kjo vetëm për të gjithë ata që duan të shkojnë atje për turizëm.
Pra do mundet të kalojnë shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi, shtetasit grekë, punëtorët sezonalë, anëtarët e familjeve të shtetasve grekë, diplomatët etj, por jo turistët.
Fluturimet do të bëhen vetëm në Aeroportin Eleftheros Venizellos të Athinës, duke përjashtuar aeroportet e tjera në vend.
Greqia ka mbajtur pjesën tjetër të direktivave që përcaktojnë pezullimin e fluturimeve për në Turqi deri më 15 gusht, zgjatjen e ndalimit të hyrjes në vendkalimet kufitare për shtetasit jo-evropianë deri në 15 gusht dhe hyrjen e qytetarëve që udhëtojnë nga ajri, nga Bullgaria, Rumania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vetëm pasi të provojnë se janë negativ për Covid-19, deri në 72 orë para mbërritjes së tyre në Greqi.
“Greqia ka arritur të kontrollojë rastet e importuara”, tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas në një konferencë, duke theksuar, megjithatë, se “armiku në betejën e pandemisë është vetëkënaqësia. Vetëkënaqësia çoi në një rritje të rasteve dhe kryesisht në qendrat urbane të vendit ”, sipas zëdhënësit të qeverisë.
Top Channel