Gati 20 vatra zjarri janë regjistruar në territorin e bashkisë së Gjirokastrës përgjatë dy javëve të fundit të korrikut.

Një pjesë e vatrave të zjarrit ishin të vendosura shumë pranë fshatrave, zonave të banuara dhe pronave të banorëve. Një zjarr i rënë në njësinë administrative Odrie dogji për rreth 4 ditë një pjesë të oborrit të kishës së Shën Varvarës atje dhe kërcënoi me diegje një pjesë të banesave. Nëse nuk do të ishin forcat vullnetare nga fshati dhe efektivat zjarrfikës që ndërhynë me mjete rrethanore zjarri do trë merrte përmasa jashtë kontrollit. Efektivët vlerësojnë se 90% e zjarreve janë të qëllimshme të vendosura nga fermerët dhe blegtorët për të pastruar kullotat por zjarrvënia nuk është mbajtur nën kontroll sipas tyre dhe ka përfshirë territore të gjera.

Aktualisht në Gjirokastër është duke u djegur një masiv me shkurre pranë majës së Pusit pranë fshatit Zhulat. Nëse ky zjarr nuk do të mbahet nën kontroll mund të kërcënojë territore të pyllëzuara me pyje të dushkut dhe të panjës.

“Kjo është problematika kryesore që ne po hasin jo vetëm këtë vit por edhe gjatë viteve të kaluara. Kemi pasur shumë zjarre në pyje dhe kullota dhe të gjitha kanë qenë zjarrvënie të qëllimshme. Shumë persona janë hetuar por ende nuk ka të ndaluar. Besoj se për ngjarjen e sotme do të ketë të ndaluar . Kontratat e qirasë së kullotës nuk do të rinovohen për blegtorët në parcelat e të cilëve janë regjistruar zjarre.”

Mjetet zjarrfikëse janë të vjetra dhe të amortizuara. Nëse do të mundësohej një mjet i vogël për ndërhyrje në qytet si dhe një autoshkalle do ti shërbente emergjencave në lartësi.

Të paktën për 5 raste zjarresh masive përfshirë edhe zjarrin e sotëm pritet që të ketë të ndaluar.
Gjatë vitit të fundit por edhe gjatë gjithë 5 vjeçarit të fundit janë regjistruar dëme shumë të mëdha në habitatin natyror të dhjetëra specieve duke kërcënuar me zhdukje një numër shpendësh që folezojnë në të dy krahët e luginave të Drinos dhe Vjosës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA