U fut për t’u larë, mbytet 30-vjeçari në lumin Vjosë
31/07/2020 16:31
FIER- Një 30-vjeçar është mbytur në lumin Vjosë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:40 në fshatin Selishtë.
Viktima është A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë i cili është futur në lumë për t’u larë por nuk ka mundur të dalë i gjallë.
Informacion paraprak:
Sot rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel