Qeveria i përgjigjet PPE-së/ Paloka: E pandershme që ta trajtosh mikun gjerman si armik

31/07/2020 14:39

Pasi ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar duke iu përgjigjur zëdhënësit të Partive Popullore Europiane, lidhur me kritikat që ai ngriti për votimin dje në kuvend, ka reaguar Edi Paloka.

“Sulmi i qeverisë ndaj zëdhënësit të Partisë Popullore Europiane, Michael Gahler, është një turp për Edi Ramën. Michael Gahler është një mik shumë i mirë i Shqipërisë. Është një nga shumë miqtë e PPE-së në Parlamentin Europian, i cili ka ndihmuar Shqipërinë në rrugën e integrimit, sa herë ka patur nevojë. Këtë rrugë Edi Rama po e bën shumë të vështirë, e ka bllokuar prej gati 7 vjetësh, vetëm për interesin personal”, thotë ai.

Më tej reagimi i tij vazhdon…

Është e pandershme që qeveria ta trajtojë mikun gjerman si armik, vetëm pse Michael Gahler tha të vërtetën:

Me ndryshimet e njënashme kushtetuese marrëveshja e arritur me opozitën u zhbë, partnerët nga BE dhe vendet anëtare nuk u dëgjuan, rregullat e lojës për zgjedhje u ndryshuan në mënyrë të njëanshme.

Fyes për shqiptarët është të mashtrosh partnerët, është t’u premtosh marrëveshje dhe pastaj ta grisësh atë.
Tradhti ndaj interesave të shqiptarëve është të shpërfillësh paralajmërimet e Bashkimit Europian dhe të izolosh vendin.
Fyes dhe kriminal është përdorimi i disa deputetëve pa mandat si fasadë për llogaritë e Ramës kundër interesit të shqiptarëve.

Dhe një sqarim të fundit vetëm për “nafijen e partisë”, Elisa Spiropalin. Kur Edi Rama të të sjellë gati tekstin e sulmit për ndonjë mik tjetër të Shqipërisë, kërkoji foton e saktë. Ky që të kanë dhënë, nuk është Michael Gahler.

“Po nxisni përçarje”/ Qeveria i përgjigjet PPE-së, Spiropali: Basha e PD, në vend se të kacavirren pas pasqyrave, të na bashkohen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA