Policia e Fierit ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë, pas një hetimi dymujor, duke sekuestruar rreth 5.1 kg kanabis, municion luftarak, 1 automjet, 4 aparate celularë dhe një sasi parash.
Gjatë operacionit “Agimi”, policia ka vënë në pranga dy persona, që ushtronin këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi
Policia ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë, pas një hetimi dymujor.
Operacioni policor i koduar “Agimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Sekuestrohen rreth 5.1 kg kanabis, municion luftarak, 1 automjet, 4 aparate celularë dhe një sasi parash.
Në pranga 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një hetimi dymujor, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Agimi”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
L. M., 30 vjeç, banues në Fier,
N. M., 31 vjeç, banues në Fier.
Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e paketuar, e gatshme për t’u hedhur në treg.
Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një krehër me 6 fishekë, 4 aparate celularë, 1 automjet dhe një sasi parash.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.
Top Channel