Rigjykimi i Saimir Tahirit/ Gjykata e Posaçme e Apelit zbardh vendimin për ish ministrin e brendshëm

28/07/2020 15:26

Apeli i posaçëm ka zbardhur vendimin që rikthen dosjen e Sajmir Tahirit për rigjykim.

Në këtë vendim që Top Channel ka siguruar, thuhet se prokurorët e SPAK që hetuan çështjen Tahriri, nuk kanë arritur të identifikojnë dhe provojnë veprime konkrete të kryera me dashje nga të pandehurit Sajmir Tahiri dhe Jael Çela, për të ndihmuar grupin kriminal të Moisi Habilajt për trafikimin e lëndëve narkotike.

Kjo gjykatë po ashtu thotë se nuk është arritur të provohet një marrëdhënie mes Tahiri dhe të pandehurit Mosi Habilaj, që ata të kenë pasur një nivel bashkëpunimi për kryerjen e trafikut të drogës.

Lidhur me pozicionin e Jaeld Çelës, që në vitin 2016 ishte kreu i policisë së Vlorës, prokurorët e çështjes, sipas gjykatës së apelit të posaçëm thonë, se nuk kanë arritur të provojnë se këta funksionarë publikë kanë bashkëpunuar me qëllim të përbashkët kryerjen e aktivitetit kriminal të trafikimi të narkotikëve, mbajtjen e e marrëdhënieve dhe kontakteve të qëndrueshme e të pashpjegueshme me anëtarët e organizatës kriminale.

SPAK, sipas Gjykatës së Posaçme të Apelit, po ashtu është kontradiktor pasi nuk vuri në dijeni të pandehurit për rikualifikimin e akuzës për shpërdorim detyre.

Në datën 26 qershor kjo gjykatë vendosi që dosjen e Tahirit ta riktheje përsëri për rigjykim, bazuar në argumentet e mësipërme, duke mos dhënë as vendim fajësie dhe as pafajësie për Sajmir Tahirin. Çështja i rikthye “shkallës së parë”, e cila në shtator të vitit 2019, e shpalli fajtor ish ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri, për akuzën e shpërdorimit të detyrës duke e dënuar me 3.5 vite shërbim prove dhe ndalim të të drejtës për të ushtruar funksione publike. /Andi Bora/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA