Stafi diplomatik amerikan është larguar nga konsullata në qytetin kinez Chengdu, pas skadimit të ultimatumit 72 orësh.
Kina urdhëroi mbylljen si reagim ndaj vendimit të SHBA për mbylljen e konsullatës kineze në Houston të Teksasit, javën e kaluar. Para skadencës së afatit, të hënën, stafi u pa të linte godinën, pllaka në hyrje u hoq dhe flamuri amerikan u ul.
Ministria e jashtme kineze tha se stafi kinez hyri në godinë pas skadimit të kohës dhe e mori atë në kontroll. Një zëdhënës i departamentit të shtetit tha: Konsullata ka qenë qendra e marrëdhënieve tona me njerëzit në kinën perëndimore, përfshirë Tibetin, për 35 vite. Ne jemi të zhgënjyer nga partia komuniste kineze dhe do të vazhdojmë të përpiqemi ti gjendemi pranë njerëzve në këtë rajon të rëndësishëm përmes qendrave tona të tjera në Kinë.
Ndërsa konsullata amerikane mbyllej, turma banorësh lokalë u mblodhën jashtë, me shumë prej tyre që valëvisnin flamujt kinez dhe bënin selfie.
Të mërkurën e shkuar, SHBA urdhëroi mbylljen e konsullatës kineze në Houston, duke aluduar se ajo ishte bërë një qendër për spiunazh dhe vjedhje të pronësisë intelektuale.
Top Channel