Dënime të ashpra parashikohen në Marok për ata që kopjojnë në provimet shtetërore.
Atje nuk kalohet kjo situatë vetëm me marrjen e telefonit, por edhe me gjobë e dënim. Dy të rinj u kapën ndërsa po përpiqeshin të kërkonin në internet përmes celularit përgjigjet e sakta të pyetjeve të testit kombëtar për pranimin në Universitet.
Në Marok në vitin 2016, kanë hyrë në fuqi ndëshkime të rrepta të ashpra për situata si kjo. Të rinjtë po përdornin telefonin e futur në mënyrë të paligjshme në sallën e provimit për të kaluar atë që njihet si “Bac”, një lloj provimi i maturës shtetërore në këtë vend.
Pasi u kapën me presh në duar, të dy nxenesit u arrestuan menjëherë dhe u dënuan me tre muaj burg, një gjobë prej 450 eurosh secili dhe konfiskimin e telefonave.
Top Channel