Kuvendi i Kosovës ka diskutuar sot për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe nga kryeministri Avdullah Hoti, vartësit e tij po thonë se vendi ka shkruar drejt dialogut teknik me Serbinë. Gjatë përballjes me opozitën në seancën e Kuvendit, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla është shprehur se dialogu i është rikthyer temave teknike dhe për këtë e ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas ministres së Jashtme, heqja e taksës 100% ndaj prodhimeve serbe nga Qeveria Kurti ka sjellë dialogun teknik.

Mirëpo, një konstatim i tillë është hedhur poshtë nga Vetëvendosje. Një debat i gjatë u bë edhe për pajtimin e Qeverisë që të mos angazhohet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si kusht për uljen e palës serbe në dialog.

Përkundër pranisë në seancë, kryeministri Hoti nuk tha asnjë fjalë. Ai gjatë ditës ka shkruar në Facebook se ekspertët në Bruksel janë duke diskutuar për draftimin e marrëveshjes përfundimtare për pjesën e të pagjeturve.

 

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA