Gjithçka çfarë duhet të dimë për infeksionet e veshit. Ja si trajtohet..

22/07/2020 14:53

Infeksionet e veshit janë të shpeshta dhe më së shumti i hasim në moshat pediatrike (fëmijët). Infeksionet e veshit, ato të formës së lehtë, në përgjithësi nuk zgjasin më shumë se 3 ditë dhe në të tilla raste nuk është e domosdoshme të drejtoheni te mjeku.

Si të kuptoni nëse keni Infeksion të veshit?

✔Dhimbje në brendësi të veshit / Temperaturë e lartë mbi 38C /Debulesë /Vështirësi në dëgjim/Sekrecione që rrjedhin nga veshi/Kruajtje dhe acarim në zonën rreth veshit

Ndërsa te fëmijët dhe foshnjet Infeksionet e veshit shoqërohen me simptoma të tipit:

✔Tërheqin ose fërkojnë veshin /Nuk reagojnë ndaj tingujve të ndryshëm/Shfaqin shenja nervozizmi

Si të trajtoni vetë Infeksionet e veshit?

Lehëtsoni dhimbjet apo shqetësimet që vijnë nga Infeksioni në vesh duke:

✔Përdorur qetësues kundër dhimbjes si paracetamol ose ibuprofen (fëmijët nën moshën 16 vjec nuk duhet të marrin aspirinë)

✔Vendosni mbi vesh një rrobë të ngrohtë ose të ftohtë

✔Largoni sekrecionet që rrjedhin nga veshi duke përdorur një copë të pambuktë ose të leshtë

Kontaktoni me mjekun specialist në rast se fëmija juaj ka simptoma të tipit:

✔Temperaturë shumë të lartë /Dhimbje veshi që zgjat më shumë se 3 ditë/Enjtje në zonën përreth veshit/Lëngje në formë sekrecionesh që rrjedhin nga veshi/Humbje të dëgjimit apo ndryshime në dëgjim

Infeksionet e brendshme të veshit

Duke qenë se zakonisht infeksionet e veshit tentojnë të zhduken vetë dhe në të tilla raste nuk rekomandohet marrja e antibiotikëve.

Antibiotikët rekomandohen të përdoren vetëm nëse:

❗Infeksioni zgjat më shumë se 3 ditë /Ju ose fëmija juaj keni sekrecione që rrjedhin nga veshi/Ju ose fëmija juaj vuani nga ndonjë sëmundje si fibroza cistike/Nëse fëmija është nën 2 vjeç dhe infeksioni ka prekur të dy veshët

Infeksionet e jashtme të veshit

Për këto Infeksione mjeku specialist rekomandon trajtimin me :

✔Antibiotikë me pika në vesh – për të trajtuar infeksionin bakterial

✔Antifugal (antimyk) me pika në vesh – për të trajtuar infeksionin fungal (mykun)

✔Antibiotikë me tableta nga goja – në rastet kur kemi infeksion bakterial të rëndë

Për t’u lidhur me mjekët specialistë ORL të Spitalit Hygeia kontaktoni:04 23 90 000

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA