FOTO/ Rita Ora shfaqet me bluzën seksi, e ëma i le mesazhin epik në shqip: Hajde ta qepi..

22/07/2020 22:08

Rita Ora, është një nga këngëtaret më të famshme në botë. Kohën e karantinës ajo e kaloi duke u marrë me projekte të reja muzikore. Njëkohësisht duke publikuar për fansat dhe foto të shumta në rrjete sociale, në të cilën ka qenë tepër aktive.

Së fundmi këngëtarja është shfaqur e veshur e gjitha me të zeza dhe mjaft sportive. Ajo që binte në sy ishte bluza e saj, ku i tregonte barkun jashtë më shumë seç duhet.

E këtë detaj e ka vënë re edhe mamaja e saj, Vera Ora, e cila i ka lënë dhe një koment në gjuhën shqipe.

“❤️?Tu paska shkep bluza Rit, hajde ta qepe mami ?”, i shkruan ajo me shaka, ashtu siç i komenton edhe herë të tjera në fotot e saj.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel