E bukur dhe elegante si gjithmonë, e gjithë vëmendja te 55-vjeçarja Bellucci (FOTO)

22/07/2020 12:37

Ajo e nisi karrierën si një modele para se të kthehej në një aktore të suksesshme. Është fjala për Monica Bellucci-n e cila edhe pse 55 vjeçe është ende në super formë dhe shumë elegante.

E këtë e ka treguar gjatë pjesëmarrjes së saj në Festivalin e Filmit Taormina për nder të “Dolce&Gabbana”, të shtunën.

Pas disa muajsh e izoluar në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, aktorja e famshme u shfaq e veshur me një fustan elegant të gjatë.

Për të kompletuar pamjen e saj, Monica mbante në dorë një çantë të vogël. Ndërsa flokët brunë kishte zgjedhur t’i mbante të lëshuara dhe kishte bërë një makijazh natyral.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA