Sudani ka hequr dënimin me vdekje dhe rrahjen me kamzhik si dënim për marrëdhëniet homoseksuale pas gati katër dekadash të sundimit të ashpër islamik.
Megjithë ‘shkelësit’ që ende përballen me burgim të përjetshëm për ‘krimin’ e tyre, me dënime që fillojnë nga pesë vjet, shumë në Sudanin konservator, u zemëruan nga reformat dhe dolën në rrugë në protestë.
Qeveria kalimtare njoftoi një varg reformash gjatë fundjavës, duke përfshirë dënimet për heqjen dorë nga alkooli, lejimin e konsumit të alkoolit, ndalimin e gjymtimit të organeve gjenitale të grave (FGM) dhe heqjen e kufizimeve për veshjen e grave.
Qeveria e re është zotuar ta çojë vendin drejt demokracisë pas rrëzimit të vitit të kaluar të autokratit islamik Omar al-Bashir, i cili kishte mbretëruar që nga viti 1989.
Top Channel