Pamje prekëse! Mjekët i thanë se nëna po i vdiste nga COVID-i, i riu ngjitet në dritare për t’i dhënë lamtumirën

20/07/2020 19:27

Kjo pandemi, përpos të gjithave na ka kushtëzuar që t’i japim lamtumirën e fundit të dashurve tanë.

Nuk janë të paktat rastet, ku shumë familje, për t’i shpëtuar një infektimi të mundshëm, nuk e kanë pasur mundësinë të vizitojnë të afërmit që vuajnë nga sëmundja. Por një i ri nga Palestina, i identifikuar si Jihad Al-Suwaiti, nuk i ka rezistuar këtij tundimi dhe ka gjetur mënyrën e rrezikshme për të vizituar të ëmën që ndodhej e shtruar në spital. Mamaja e tij, ishte e infektuar me COVID-19 dhe mjekët nuk e lejuan disa herë që ai ta vizitonte.

Me anë të një telefonate, mjekët e spitalit ku nëna e tij po trajtohej, e njoftuan 30-vjeçarin se gjendja e saj ishte tepër rëndë dhe mundësia që ajo të ndërronte jetë ishte tepër e madhe. Në këto kushte, Jihad vendosi të ngjiste godinën e spitalit nga pjesa e jashtme dhe të vendosej në dritaren e dhomës ku ndodhej e ëma. Këtë veprim ai e bëri deri në momentin kur mjekët e njoftuan se nëna e tij kishte ndërruar jetë.

FOTO GALERI
11/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA