Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e nisi turin e takimeve të tij në vizitën dyditore në Kosovë me kryeministrin Avdullah Hoti.

Fill pas përfundimit të takimit, Basha dhe Hoti dolën në një konferencë të përbashkët për mediat, ku tërhoqi menjëherë vëmendje maska e kryedemokratit.

Teksa Hoti ishte kujdesur të mbulonte si gojën ashtu edhe hundën, Basha jo.

Në situatën në të cilën ndodhemi, është e rëndësishme mbajtja e pajisjeve shëndetësorë për të mbuluar hundën dhe gojën në të gjitha hapësirat e mbyllura (ku nuk mund të ruhet distanca e sigurisë) si maskë respiratore, maskë kirugjikale për një përdorim, copë pambuku ose shall.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel