Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve dhe rehabilitimin e rrugës së “Durrësit”, qarkullimi devijohet tek “Mine Peza”
20/07/2020 21:38
Një lajm i mirë për të gjithë qytetarët. Bashkia e Tiranës do ndërhyjë për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve si dhe rehabilitimin e rrugës së Durrësit .
Për këtë qëllim, nga sot pas përfundimit të punimeve rehabilituese në rrugën “Mine Peza”, do të kryhet bllokimi i rrugës së “Durrësit” dhe kthimi i rrugës “Mine Peza” me dy drejtime lëvizje.
Krahas investimeve për rrugët e reja, Bashkia e Tiranës po kryen disa ndërhyrje edhe në rrugë ekzistuese që konsistojnë jo vetëm në asfaltim, por dhe në rinovimin e plotë të rrjetit të kanalizimeve me materialet sipas standardeve më të larta.
Top Channel