Zgjerohet kapaciteti i testimit për Covid-19, Manastirliu publikon fotot nga laboratori i dytë në QSUT 

18/07/2020 10:29

Është hapur laboratori i dytë në QSUT për të testuar rastet e dyshuara si të infektuar me Covid-19.

Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në profilin e saj në Facebook ka shpërndarë disa foto ku shkruan se tashmë është zgjeruar kapaciteti i testimeve për Covid-19.

Ndër të tjera Manastirliu ka bërë edhe një apel për qytetarët ku shkruan se duhet të vendosin maskë, të ruajnë distancën dhe të ruajnë higjienën vetiake dhe kolektive.

Njoftimi i Manastirliut:

?#COVID19
Zgjerojmë kapacitetet e testimit, me #cilësi dhe #siguri për identifikimin e të prekurve nga COVID19, me hapjen e laboratorit të dytë në QSUT ✅
??‍⚕️?‍⚕️ Staf i kualifikuar
??? Laborator i çertifikuar

‼️ Të #mbështesim stafet mjekësore, të mbrojmë veten dhe njerëzit e dashur, duke zbatuar tre rregulla të thjeshta, çdo ditë??
? Vendose maskën
↔️ Ruaj distancën
?Kujdesu për higjienën vetjake dhe kolektive

Bashkë kundër ?#COVID19?

 

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA