Një person është plagosur me thikë në fshatin Kasnicë të Patosit ditën e sotme.
Policia njofton se ka arrestuar autorin e dyshuar ndërsa dha detaje për ngjarjen.
“Rreth orës 12:20, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i plagosur me mjet të ftohtë(thikë) shtetasi P. S.,46 vjeç, banues në Kasnicë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor i cili zbardhi ngjarjen në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin A. S., 31 vjeç, banues në Kasnicë, Patos, i cili për motive të dobëta, në fshatin Kasnicë, ka qëlluar me thikë shtetasin P.S., 46 vjeç.
Pas kryerjes së veprës penale, 31-vjeçari u largua nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Benz” por falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të punonjësve të policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar në fshatin Drizarë, Mallakastër.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë(thikë) dhe automjeti me të cilin u largua autori.
46-vjeçari i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.”, njofton policia.
Top Channel