Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron takimin e djeshëm të kryeministrit, Avdullah Hoti me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç si jo produktiv, duke vlerësuar se e vetmja gjë që doli në pah nga takimi i së enjtes është që Hoti e di gjuhën serbe.

Përmes një konference për medie, deputeti Artan Abrashi i pyetur nga KosovaPress për këtë çështje tha se kryeministri Hoti po zhvillon dialogun pa platformë dhe legjitimitet.

“Dialogu po zhvillohet pa platformë. Nga gjithë ai takimi i djeshëm doli në pah vetëm që Hoti flet gjuhën serbe. Zotëri Hoti nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet për të përfaqësuar Kosovën”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA