Po transportonte 5 sirianë, arrestohet 44-vjeçari në Durrës/ Më parë ishte dënuar për…

17/07/2020 13:16

Një 44-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi po transportonte disa shtetas sirianë.

Bëhet fjalë për A. F., 44 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në autostradën Krujë-Laç, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 5 shtetas sirianë, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale materiale u sekuestruan mjeti tip “Volkswagen” dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Top Channel