Në spitalin e Tivarit kanë vdekur të premten dy persona si pasojë e COVID-19. Ndërkohë janë shënuar edhe 59 raste të reja në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi.

Autoritetet shëndetësore kanë shprehur shqetësimin për rritjen e theksuar të të infektuarve me COVID-19. Këtë e vërtetoi edhe rezultati i 2000 testeve, të cilat ishin dërguar në një institucion në Gjermani për shkak të mungesave në kapacitetetet e laboratorëve të vendit. Rezultati tregoi se 475 persona ishin të infektuar me COVID-19.

Për këtë arsye Enti Koordinues Kombëtar në Mal të Zi shtoi masat e rrepta në disa qytete të vendit. Qytetet në veri të Malit të Zi, Bjello Pole, Berane, Rozhajë, Plavë dhe Guci gjenden ende në karantinë, ndërkohë që prej të premtes, në Podgoricë u bë e detyruar mbajtja e maskave, jo vetëm në ambientet e mbyllura, por edhe në ambientet e hapura.

Që nga fillimi i pandemisë në Mal të Zi kanë vdekur 29 persona të prekur me koronavirus, ndërsa gjithsej janë rezultuar të infektuar 2024 persona./VOA/

Top Channel