Armë në makinë dhe s’ju bindën urdhrit të policisë për të ndaluar/ Një i ri në pranga, shoferi në kërkim

17/07/2020 09:59

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi qarkullonte me armë zjarri në mjet, ndërkohë që në kërkim është shpallur shoferi.

“Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, Forca e Posaçme “Shqiponja”, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin J. Xh. Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por janë larguar me shpejtësi dhe në ecje e sipër kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre një send të fortë duke e dëmtuar mjetin e Policisë. Në tentativë për t’u larguar kanë hedhur në rrugë dhe një armë zjarri pistoletë”, njofton policia.

Njoftimi

Qarkullonin me armë zjarri në mjet, nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, arrestohet në flagrancë pasagjeri dhe shpallet në kërkim drejtuesi i mjetit.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 7 fishekë.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, Forca e Posaçme “Shqiponja”, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin J. Xh. Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por janë larguar me shpejtësi dhe në ecje e sipër kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre një send të fortë duke e dëmtuar mjetin e Policisë. Në tentativë për t’u larguar kanë hedhur në rrugë dhe një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi J. Xh., 31 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u bë shpallja në kërkim e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. K.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 7 fishekë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Top Channel