Manchester United u rikthye te fitorja, pasi triumfoi me shifrat 0-2 në transfertën londineze ndaj Crystal Palace, duke mbajtur të hapura shpresat për një vend në zonën Champions.

Marcus Rashford shënoi golin e avantazhit për “djajtë e kuq” në limitet e pjesës së parë, pas një asisti të të zakonshmit Fernandes, ndërsa Martial dyfishoi shifrat 12 minuta para fundit, duke vulosur suksesin.

Me këtë fitore Manchester United mbetet në vendin e pestë, por me pikë të barabarta me Leicesterin e vendit të katërt dhe dy javë para fundit të kampionatit, është plotësisht në garë për një vend në zonën Champions.

Sfida tjetër e mbrëmjes mes Southamptonit dhe Brightonit përfundoi në barazim 1-1, ndërsa miqtë siguruan edhe matematikisht mbijetesën në Premier League.

Top Channel