Tragjike në Maqedoninë e Veriut, 4 persona humbin jetën pasi makina përplaset me kamionin dhe shpërthen në flakë
Partia maqedonase Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe ajo shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) janë fituese të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake, sipas të cilave, LSDM-ja ka fituar 46 ulëse në Kuvend, VMRO DPMNE-ja 44, BDI-ja 15, Koalicioni Aleanca-Alternativa 12, E majta 2 dhe PDSH-ja 1 ulëse.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut numëron 120 vende deputetësh. Sipas Kushtetutës, mandati për formimin e qeverisë së re i jepet asaj kandidatit apo partisë që ka fituar shumicën e votave. Ai mund të formojë qeverinë e re nëse arrin të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 deputetësh.
Rezultati i ngushtë zgjedhor do ta bëjë të vështirë formimin e qeverisë pasi vendimtare për këtë do të jenë votat e dy partive shqiptare. BDI-ja në zgjedhje ka marr pjesë me kërkesën për kryeministrin e parë shqiptar. Dy partitë maqedonase e kanë përjashtuar një mundësi të tillë duke theksuar se kryeministri i takon partisë maqedonase që fiton zgjedhjet.
Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski, ka hedhur poshtë informacionet që “sulmet kibernetike ndaj faqes elektronike të KSHZ-së të kenë manipuluar procesin zgjedhor, siç pretendon VMRO DPMNE-ja opozitare. Faqja elektronike ku publikohen të dhënat nga votimet nuk ka funksionuar që nga mbyllja e votimeve. Rasti është paraqitur në polici, e cila po heton rastin, nëse ka pasur sulm hakerësh dhe nëse ka pasur ndërhyrje në procesin zgjedhor.
Në zgjedhjet e së mërkurës kanë marrë pjesë 15 parti politike dhe koalicione. Pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 51 për qind. /REL/
Top Channel