Foto para famës, nuk do ta besoni si dukej Genta Ismajli shumë vite më parë (FOTO)

15/07/2020 12:10

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, ka publikuar një ditë më parë në “Instastory” një foto të shumë viteve më parë.

Në foton në fjalë, Genta shfaqet në moshë shumë të vogël, kur ende nuk ia priste mendja se një ditë do bëhej e famshme.

Në atë kohë, Ismajli kishte flokë të shkurtra dhe ishte paksa topolake dhe shumë e ëmbël. Ajo nuk publikon pothuajse kurrë foto nga e kaluara e saj, por siç duket këtë herë nuk ka rezistuar dot.

Nga ana tjetër kujtojmë se Genta është prej kohësh në një lidhje me biznesmenin turk, me të cilin nuk ngurron që të postojë foto apo video, duke u treguar fansave se është mjaft e lumtur me të.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel