“Fajet”, Dhurata Dora dhe Azet vijnë me një bashkëpunim të dytë nga Spanja

15/07/2020 17:25

Dhurata Dora dhe Azet u shfaqën për herë të parë bashkë në dhjetor të 2019, në një performancë energjike në Stutgart të Gjermanisë, përmes të cilës ngritën në këmbë publikun gjerman.

Suksesi i dyshes në skenë bëri që shumë shpejt artistët të vinin me një bashkëpunim, “Lass Los”, videoklipi i të cilit ka marrë më shumë se 17 milionë klikime në Youtube, që pas publikimit në shkurt të këtij viti.

Dhurata dhe Azet tanimë kanë gati këngën e tyre të dytë, që pritet gjithashtu të kthehet në hit. Ashtu siç edhe ata kanë lajmëruar në Instagram, “Fajet” do të publikohet më datë 16 korrik në orën 23:59.

Videoklipi i këngës është xhiruar në Spanjë, ndërsa surpriza është se reperi me origjinë nga Kosova do të interpretojë në gjuhën shqipe edhe pse nuk do të mungojnë strofa në gjermanisht.

Dhurata ka vetëm pak kohë që publikuar projektin e titulluar “Ferrari” , i cili është një nga hitet e momentit duke kaluar shifrën e 8 milion klikimeve në “Youtube”

FOTO GALERI
2/9

Top Channel