25/11 07:59
Pamje te shkrepura në momentin e duhur të ushqimit kryesor të njeriut, grurin!
Bima një vjeçare e cila shërben si ushqim, për herë të parë është kultivuar në Kinë rreth vitit 2700 p.e.s. dhe sot përdoret jo vetëm si ushqim për njerëzit dhe kafshët por edhe për prodhimin e etanolit.
Në fushën e Dropullit, në qarkun Gjirokastër, ka nisur tashmë korrja e grurit.
Shqipëria plotëson rreth 48% të nevojave për grurë me prodhimin vendas. Pjesa tjetër importohet nga jashtë.
Ndërsa përsa i përket eksporteve, ato janë në nivele shumë të ulta. Për vitin 2019 eksporti i grurit ka qenë rreth 650 ton, sasi e cila është eksportuar e gjitha në Kosovë.
Top Channel