Një tjetër rast “Floyd” është shënuar në SHBA. Autoritetet në Pensilvani kanë filluar hetimet, pasi një polic është filmuar duke i vendosur gjurin në fyt një të riu me ngjyrë, duke ngjallur përsëri reagimin e opinionit publik.
Në videon e bërë virale, shikohen dy policë duke mbajtur të neutralizuar në tokë të riun me ngjyrë, i cili dëgjohet teksa kërkon ndihmë. Fatmirësisht nga ky incident nuk janë shënuar viktima, por qytetarët në Pensilvani janë ngritur në protestë dhe kanë marshuar para stacionit të policisë, për të kërkuar shpjegime për këtë rast.
Shefi i policisë, Glen Granic, ka tentuar të qetësojë situatën, duke thënë se hetimet janë duke vazhduar, gjithashtu zbuloi disa detaje të reja përsa i përket incidentit. Sipas shefit të policisë, i riu ishte i sëmurë dhe policët i kishte kundërshtuar e pështyrë. Më pas sipas Granic, policët e kanë dërguar të riun në spital, nga ku më pas ka qenë i lirë me procedurë të rregullt.
GRAPHIC VIDEO: @AllentownPolice held down this man’s face to the pavement and then one of its officers placed their knee on his neck!! This happened yesterday and is exactly what led to #GeorgeFloyd’s death. We need this officer’s name and badge # NOW. #ICantBreathe pic.twitter.com/3qSlKGSgF4
— Ben Crump (@AttorneyCrump) July 12, 2020
Top Channel