Kreu i PD Lulizm Basha ka qenë sot në një fasoneri në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku ka dëgjuar shqetësimin e sipërmarrësit dhe punëtorëve atje.
Me anë të postimi kreu i PD-së thotë se Edi Rama po bën çdo lojë të pisët vetëm e vetëm për të hequr vëmendjen nga situata e koronavirusit, që sipas kreut të demokratëve shqiptarët po e vuajnë çdo ditë.
Postimi i plotë:
“Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.
Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI”.
Top Channel