Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në Facebook u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes me Covid-19 pasi nuk është një lojë, por rrezik për jetën.
Në postimin e saj ministrja Manastirliu ka publikuar edhe një foto të një pacienti me simptoma të rënda të Covid-19 ku shihet një infermiere duke u kujdesur për të.
Manastirliu më tej ka apeluar sërish për të mbajtur maskën dhe për të respektuar distancimin social.
Mesazhi i Manastirliut:
“SPITALI INFEKTIV
Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare!
A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri. Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi:
Respekto distancën
Vendose maskën
Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive”, shkruan Manastirliu.
Top Channel