Aktori i famshëm, John Travolta, ka zbuluar sot se bashkëshortja e tij, Kelly Preston, ka humbur betejën me kancerin.
Ajo është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare. Aktori konfirmoi vdekjen e saj përmes një postimi në “Instagram”.
“Jam zemërthyer që më duhet t’ju informoj se gruaja ime e bukur e humbi betejen 2-vjeçare me kancerin e gjirit. Lufta e saj ishte kaq kurajoze dhe kishte mbështetjen e të gjithëve. Familja ime dhe unë do të jemi përgjithmonë mirënjohës për mjekët dhe infermierët, si dhe shumë miq që kanë qenë pranë saj. Dashuria dhe jeta e Kelly do të kujtohet gjithmonë.
Unë do të jem në krah të fëmijëve të mi, që kanë humbur të ëmën, prandaj dua të më falni nëse s’do dëgjoni nga ne për disa kohë. Dua të dini që e marrim gjithë dashurinë tuaj gjatë kohës që do të na duhet për t’u shëruar”, shkruan aktori.
Top Channel