FOTO/ E kapi burrin në makinë me tjetër, gruaja i “bën gjëmën”…

13/07/2020 23:02

Një grua në Indi, ka reaguar mjaft keq kur pa burrin e saj në makinë me një grua tjetër. Kur gruaja ka parë këtë skenë, ka kërkuar që të sqarohet me të shoqin, por ky i fundit nuk preferoi të dilte nga makina.

Në këto kushte, gruaja ka hipur në pjesën e parme të makinës dhe ka nisur të grushtojë xhamin. Si pasojë e konfliktit, në rrugët e Mumbait ishin shkaktuar radhë të gjata makinash.

Megjithëse policia mbërriti në vendngjarje për të sqaruar çiftin, situata vijoi të mbetej e acaruar. Më pas me insistimin e forcave policore, çifti pranoi të sqarohej në një vend ku nuk pengohej qarkullimi i lëvizjes.

Nuk dihet nëse burrë e grua u sqaruan, por raportohet se si pasojë e incidentit, policia nuk bëri arrestime. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel