Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, në seancën e sotme të Kuvendit ku po raporton kryeministri i vendit rreth situatës më Covid-19, tha se qytetarët po flijohen për inate personale.
Ajo tha se deputetët nuk i kanë dhënë dritën e gjelbër ligjit anti-covid për shkak të inateve personale.
“Çka bëri kjo qeveri me marrjen e mandatit, menjëherë i shfuqizoi të gjitha kufizimet që i ka bërë qeveria Kurti. Është e vërtetë, në mbledhjen e parë i keni shfuqizuar kufizimet që kanë mbet dhe rishikimi me 20 qershor bazuar në indikacionet epidemiologjike çdo vazhdim të vazhdoj. Ndërsa mbledhjen e 9 korrikut që është diçka e pashpjegueshme për inate personale nuk i japin vizë kalimit të ligjit anticovid, dhe këtu deputetët e po të njëjtit subjekt nuk e përkrahin iniciativën për inate persona, e flijuat qytetari për inate personale” tha ajo.
Kollçaku tha se qytetarët nuk kanë besim të qeveria aktuale.
“Më vjen mirë që ato masa janë që i ka ndërmarrë më herët qeveria Kurti , mirëpo i them kësaj qeverie që ne tani jemi në rrethana krejt tjera fatkeqësisht dhe për këtë dikush duhet të marrë përgjegjësi. Jemi në rrethana tjera ku radhitemi si vendi me rrezikshmëri të lartë, vend që nuk preferohet për vizitë nga qytetarët e BE-së, një vend që prej shtetit që radhitej si shteti me menaxhimin në tre shtetet më të suksesshme kemi ardh në ato shtete që menaxhohet më së keqi pandemia”, tha ajo.
Kollçaku tha se vet institucionet i kanë shkelur rregullat dhe kanë dhënë shembull jo të mirë të qytetarët.
Top Channel