Zv/prokuror në gjyqin e Sllobodan Millosheviçit, ky është avokati që do të mbrojë Thaçin në Hagë

12/07/2020 21:59

KOSOVË- Presidenti Hashim Thaçi do të mbrohet në Hagë nga avokati britanik Geoffrey Nice.

Thaçi u nis sot nga Tirana për t’u intervistuar nesër në Hagë, për akuzat që janë ngritur kundër tij për krime lufte. Në këtë intervistim Thaçi do të paraqitet si President i Kosovës, ndërsa ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nëse akuzat e ngritura ndaj tij do të vërtetohen.

Ndërkohë avokati që do të mbrojë Thaçin, Geoffrey Nice është një prej figurave më të dashura publike për shqiptarët e Kosovës menjëherë pas luftës, ka qenë prokurori i Tribunalit të Hagës, Sir Geoffrey Nice. Ai, udhëhoqi gjyqin e Sllobodon Millosheviqit, personit me të urryer në Kosovë.

Nice ka vijuar të mbështesë shqiptarët edhe në vitin 2011 ku doli kundër me raportin e senatorit zviceran Dick Marty, që akuzonte direkt kryeministrin Thaçi, dhe gjithë hierarkinë e UÇK’së, për trafikim të organeve dhe akuza tjera mjaft bizare.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel