Foto/ Zbuloi se ishte infektuar me Covid-19, këngëtarja shqiptare fotografohet në rrugë

12/07/2020 08:40

Këngëtarja e njohur, Eliza Hoxha, e cila është dhe në politikë si deputete, u fotografua jashtë shtëpisë, duke u bërë objekt debati dhe replikash në publik, pasi rezulton me koronavirus. Sipas IKSHPK- së personat e infektuar duhet të vetizolohen dhe të mos dalin jashtë në mënyrë që të mos bartet infektimi.

Lidhur me reagimet e shumta që pati në lidhje me këtë veprim të saj, Hoxha është shprehur: “Ndërsa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllaun tim për të më dërgu për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mirë shoh tash edhe këso lajme. Për keqardhje! Unë për me u shëtitë rrugëve e kafeve me COVID se kisha bo publike fare, qysh po bëjnë shumica”.

Ndërkohë vetëm tri ditë më parë ajo kishte treguar infektimin: “Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv… Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi, ethe, temperaturë, kollë. Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…

Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani… Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosdoshmëri dhe mënyrë jetese.

Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te. p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi”.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA