Ledri Vula festoi të premten ditëlindjen e tij të 34-të.Përmes një postimi në Instagram, reperi kosovar ka shprehur dëshirën e tij të veçantë për këtë vit.
“Dëshira ime për këtë vit është të kthehem në koncertet e mia dhe t’jua shoh duart lart,” është shprehur ai.
Ndërkohë, Ledri ka marrë edhe një urim shumë të ëmbël nga e dashura e tij Sara Hoxha.
Teksa ka publikuar një foto duke puthur këngëtarin, Sara shkruan:
“Kjo ishte një nga ditët më të bukura të jetës tonë dhe isha me fat që e ndava me ty. Për më shumë ditë si kjo! Gezuar ditëlindjen mashkullit të cilin dua ta mbaj gjithmonë në zemër”.
Nuk kanë munguar as urimet e personazheve të tjerë të njohur në profilin e Ledri Vulës.
Ylli Limani, Arbana Osmani, Milot Rashica, babai i Dua Lipas, Dukagjin, Vesa Luma, Majk, Robert Berisha e Morena Taraku kanë qenë disa nga VIP-at që kanë uruar reperin.
Top Channel