FOTO/ Vogëlushi mbeti i paralizuar nga një çrregullim i muskujve, nëna: Shpresoj që të shërohet…

10/07/2020 21:27

Një nënë në SHBA, ka treguar tmerrin që ka përjetuar pasi djali saj u dëmtua rëndë në shtyllën kurrizore dhe si pasojë mbeti i paralizuar.

Nëna Nicole Earp zbuloi se djalin ja dërguan para disa kohësh në njësinë e kujdesit intensiv dhe mjekët i thanë se ai kishte pësuar një çrregullim muskujsh, e cila më pas e kishte paralizuar vogëlushin.

Megjithëse kanë kaluar disa muaj pas ndërhyrjes, Nicole ka zbuluar se gjendja shëndetësore e vogëlushit është ende delikate.

“Frymëmarrja e tij po pakësohet gjithnjë e më shumë. Mjekët nuk më kanë dhënë një kohë se kur do të mund të shërohet djali, ose më saktë a do të mund të shërohet ndonjëherë.

Megjithatë unë shpresoj shumë që kjo gjë të ndodhi. Ai është një fëmijë luftarak dhe i fuqishëm, kam besimin se do ta fitojë dhe këtë betejë”, u shpreh Nicole.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA