OBSH për virusin: Rri në ajër, kondicioneri s’ka rol

08/07/2020 10:55

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ka prova të reja që sugjerojnë se koronavirusi mund të përhapet nga grimca të vogla të mbetura në ajër.

Transmetimi përmes ajrit nuk mund të përjashtohet në ambiente të mbushura me njerëz, të mbyllura ose të keq-ajrosura, deklaroi Benedetta Allegranzi, udhëheqëse teknike për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve pranë OBSH-së. Nëse provat konfirmohen, ato mund të ndikojnë për udhëzimet për hapësirat e brendshme.

Një letër e hapur e më shumë se 200 shkencëtarëve akuzonte ditë më parë OBSH-në për nënvlerësimin e mundësisë së transmetimit të koronavirusit përmes ajrit.

“Kemi kërkuar që OBSH-ja t’i pranojë provat”, i tha agjencisë së lajmeve Reuters Jose Jimenez, një kimist në Universitetin e Kolorados që nënshkroi letrën.

“Ky nuk është sulm kundër OBSH-së. Është një debat shkencor, por ndjemë se ishte e nevojshme të dilnim publikisht, sepse ata nuk pranuan t’i dëgjojnë provat edhe pas shumë bisedave me ta”, theksoi Jimenez.

Letra e firmosur nga ekspertët mund të ndihmojë të kuptohet më mirë rëndësia e ajrosjes së ambienteve të mbyllura, ku dhe rreziku i infektimit është më i madh.

Ndryshe nga sa mendohej deri tani, njëri prej firmëtarëve të saj, shkencëtari Italian Giorgio Buonanno, këmbënguli se ajri I kondicionuar nuk ka rol në transmetimin e infeksionit në rrugë ajrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA