Matteo Salvini thotë se fondet e BE-së për koronavirusin janë “para në ajër”

06/07/2020 20:15

Liderët e BE-së janë vënë sërish nën sulmin e euroskeptikut italian, Matteo Salvini teksa pretendon se fondet e rikuperimit të koronavirusit janë para që nuk dihet se kur mund të vijnë.

Kreu i “Legës”, europarlamentari Salvini dënoi gjithashtu Presidenten e Komisionit Evropian Ursula për fondet e deklaruara të rikuperimit të koronavirusit duke thënë: “Evropa po tallet me ne prej muajsh, për të mos thënë prej vitesh. Të gjitha paratë që na janë premtuar janë para që ajër që mund të vijnë vetëm vitin që vjen”.

“Dhe në duhet t’i rikthejmë ato me interesa, sipas kushteve të vendosura në Luksembourg. Çuditërisht të gjithë po i refuzojnë ato. Unë nuk jam anti-evropian, por prej kohësh kam bërë thirrje për ristrukturim të Kordit të prokurimit.”

Liderët e Be do të takohen në Bruksel më 17-18 korrik për të negociuar stimulin ekonomik kundër COVID-19 dhe buxhetin e ardhshëm.

Kryeministri holandez Mark Rutte ka thënë se nuk ka urgjencë për marrëveshjen e fondeve të rikuperimit në këtë pikë.

“Nuk ka një nevojë absolute për marrëveshje në takimin e radhës, nuk duhet të nxitojmë”, tha Rutte.

Duke folur me të përditshmen italiane Corriere, Rutte tha se ishte i gatshëm të mbështesë planin e €750 miliardë për rikuperim nga koronavirusi, por jo pa ndryshime në propozimet.

Plani i presidentes Ursula von der Leyen parashikon marrjen hua të €750 miliardë në tregjet ndërkombëtare dhe shpërndarjen e €500 miliardë në grante e €250 miliardë në hua për industritë e goditura nga pandemia.

FOTO GALERI
1/3
Matteo Salvini pretendon se fondet e rekuperimit janë para që nuk dihet se kur mund të vijnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA