Ish-këshilltar për sigurinë i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton ka nxjerrë detaje të reja mbi idenë e shkëmbimit të territoreve.
Ai thotë se kjo ide, si pjesë e marrëveshjes finale është shtyrë dhe promovuar nga liderët e të dyja vendeve. Ideja, sipas Bolton, mori hov në fillimin e viteve 2018, thotë Koha Ditore, që është dhe periudha kur presidenti i Kosovës, Thaçi, kishte zhvilluar disa takime me homologun serb, Vuçiç pas të cilave nisi të flitej për korrigjim kufijsh.
“Një nga gjërat që do të diskutonim ishte shkëmbimi i territoreve, por në Ballkan dhe Evropë u prit me kundërshtime për shkak të frikës se shkëmbimi i territoreve atje mund të ndodhte edhe diku tjetër. Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe një pjesë e saj do të ishte dhe ndryshimi i tokave por disa në BE do të kundërshtonin, ç’do të ndodhte? Pra jemi shumë larg asaj, ka edhe pengesa, shumë rrugë deri në arritjen e marrëveshje. James Beker dikur pati thënë se vetëm palët mund të arrijnë paqe të qëndrueshme, dhe ne duhet të jemi lumtur t’iu ndihmojmë”, u shpreh Bolton.
Në 26 gusht të vitit 2018, në forumin e Alpbah të Austrisë me liderët e Ballkanit Perëndimor, kjo ide ishte artikuluar hapur , e Thaçi asokohe qe shprehur se “Kosova është e vendosur të arrijë një marrëveshje ligjore detyruese me Serbinë”, dhe se ishte hapur një mundësi e re por shumë e vështirë.
Top Channel