Përpin gjithçka/ Zbulohet vrima e zezë gjigante, 8 mijë herë më e madhe se ajo që njohim

05/07/2020 18:07

Një vrimë e zezë, 8 mijë herë më e madhe se ajo që njohim është zbuluar duke ngritur pikëpyetje të mëdha mes shkencëtarëve.

Në revistën periodike të Akademisë Mbretërore Astronomike të Mbretërisë së Bashkuar, u publikuan fakte mbi këtë vrimë të zezë gjigante, e cila u konstatua fillimisht në vitin 2018 dhe u studiua 2 vite rresht.

Shkencëtarët evidentuan se kjo vrimë e zezë është 8000 herë më e madhe se vrima e zezë që ndodhet në qendër të galaktikës sonë. Vrima e re e zezë është 34 miliardë herë më e madhe se e Diellit.

Revista bën të ditur se ky gjigant kozmik falë fushës gravitacionale, është në gjendje të thithë dhe përpijë çdo gjë që gjen përpara, përfshirë këtu edhe dritën. Megjithatë kjo vrimë ndodhet miliarda vite dritë larg sistemit tonë diellor.

Mbetet e mistershme pse dhe si është krijuar kjo vrimë e zezë dhe kur.

 

 

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA