Çfarë i nguti prokurorët për Thaçin?/ Flet eksperti i Ballkanit, Bieber: Samiti në SHBA mund t’i jepte mbrojtje presidentit

05/07/2020 20:10

Florian Bieber, profesor në Universitetin e Gracit në Austri dhe ekspert i Çështjeve të Ballkanin, në një intervistë për Top Channel, tregon se përse sipas tij, dy ditë përpara takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, u bënë publike akuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Ne nuk i dimë me saktësi detajet e akuzave, por nga çfarë është thënë prej prokurorit special, ata i trembeshin një lloj presioni ndaj gjykatës për të rrëzuar akuzat.  Këtë e bënë si një veprim parandalues për veprimet e mundshme të zotit Thaçi apo nga të tjerët, kundra zyrës së prokurorit special.”

Kjo është e lidhur me samitin, pasi ata i frikësoheshin se ky samit mund të udhëhiqej nga ndonjë garanci e mundshme kundrejt zotit Thaçi.

Në të tilla kushte, ata vendosën të bëjnë publike aktakuzën pikërisht në këtë moment. Kjo ka lidhje me faktin se, prokurorët i frikësoheshin një imuniteti apo ndonjë lloj mbrojtje ndaj zotit Thaçi, e në të tilla kushte kjo do t’ia bënte prokurorisë më të vështirë për të vijuar.

Por ky zhvillim a e ka minuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë?

“Nuk besoj se kjo në tërësinë e vet ka ndonjë impakt negativ në dialog pasi ai takim në Washington, nuk ishte i koordinuar me BE.  Kishte një mori dobësish.  Nisi me premtime të mëdha por ishte vetë Richard Grennel që i zvogëloi pritshmëritë kur foli për marrëveshje ekonomike. Po ashtu u bë e paqartë se çfarë do të prodhonte ky takim nëse do të kishte ndodhur.  Kosova shkonte në atë dialog, pas një sërë problemesh të brendshme përballë një presidenti si Vuçiç, shumë të fortë.  Në të tilla kushte nuk ishte një fillim aspak i mbarë për këtë dialog.”

Florian Bieber bën këtë koment se cili mund të jetë vendimi i Gjykatës Speciale pas dërgimit të akuzave nga prokurori.

“Mund të jetë spekulative nëse flasim se çfarë mund të vendosë por ajo që mund themi është se prokurori i ka paraqitur një çështje të qartë. Mandati kësaj gjykate ka qenë që në fillim të merrej me raste serioze siç janë krimet e luftës. Hashim Thaçi gjithmonë është përfolur si një person që do ti ngriheshin akuzat. Megjithëse nuk i dimë detajet dhe provat mbështetëse të akuzave por e gjitha kjo na sugjeron se gjasat janë që akuzat të marrin miratimin e gjykatës. Nëse unë do të isha prokuror,  nuk do të guxoja të ngrija akuza për personazhe të një profili të lartë, nëse do ta dija që akuzat nuk do të qëndronin përpara gjykatës. Do të surprizohesha nëse çështja nuk do të pranohej nga gjykata.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA