24/11 21:42
Ai ka pak ditë që ka nisur rrugëtimin e jetës. Por foshnja Ace, djali i 89-vjeçarit Bernie Ecclestone, është në duart të sigurta.
Miliarderi dhe bashkëshortja e tij, Fabiana Flosi, 44 vjeçe, treguan për herë të parë portretin e vogëlushit. Të premten, ish-shefi i Formula 1 tha për “Daily Mail”: “Është vetëm dita e tij e dytë në botë, kështu që nuk po bën shumë gjëra, por ai është në gjendje të shkëlqyer”.
Zonja Flosi solli në jetë djalin të mërkurën afër Bern në Zvicër, aty ku po kalojnë edhe ditët e izolimit si pasojë e Covid-19.
Ndërkohë Ecclestone është mësuar që të ketë fëmijë përreth, pasi është babai i tre vajzave nga martesa e mëparshme. Gjithashtu ai është edhe gjysh.
Top Channel