Dalin në treg robotet e seksit që do “shkatërrojnë” çiftet (FOTO)

04/07/2020 11:48

“Abyss Creations” ndodhet në një ndërtesë gri, gati të padukshme në Kaliforni.

Aty nuk ka asnjë shenjë, asnjë logo, asnjë tregues se pas xhamit të lyer është shtëpia e “RealDoll”, një biznes multimilionësh me lodra seksi.

E gjithë hapësira është e mbushur më kukulla femra, të cilat janë të kuruar në detaje dhe gati për t’u transportuar te klientët.

Nga këtu, çdo vit nisen deri në 600 kukulla seksi, të cilat dërgohen në dhomat e gjumit në mbarë botën, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ato kushtojnë duke nisur nga 5,999 dollarë për një model bazë, deri në dhjetëra-mijëra dollarë, nëse klienti ka kërkesa specifike.

Nga porosia deri tek transporti, mund të duhen më shumë se tre muaj për të bërë një “RealDoll”. Lëkura e tyre është një përzierje silikoni me produkte të tjera për ta bërë sa më të ngjashme me trupin femëror, por sigurisht është e ftohtë.

E gjitha struktura e trupit është e ngjashme me njeriun, që nga gjoksi, linjat, rrudhat, venat, madje edhe kockat. Vëmendja ndaj detajeve është e pamohueshme, pasi ato janë krijuar në mënyrë perfekte. Robotet kanë trupat e yjeve porno të përmirësuar në mënyrë kirurgjike dhe pretendohet se do të jenë e ardhmja e seksit.

Robotet moderne të seksit, të cilat mund të mësojnë dhe flasin, pritet të dalin në treg shumë shpejt dhe do të shiten për 12 mijë paund.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA