Lionel Messi refuzon rinovimin, do të largohet nga Barcelona

03/07/2020 11:08

Lionel Messi nuk do të rinovojë kontratën me Barcelonën pasi në vitin 2021 kur t’i përfundojë marrëveshja do të largohet me parametër zero.

Është kjo dëshira e yllit argjentinas i cili kur të ketë mbushur 34-vjeç do të kërkojë të provojë një eksperiencë të re.Sipas programit El Larguero në Cadena Ser, drejtuesit e Barcelonës i kanë ofruar një kontratë të re deri në vitin 2023 6-herë fituesit të Topit të Artë, por Messi tashmë e ka ndarë mendjen dhe ka vendosur të respektojë kontratën aktuale me Barçën për t’u larguar pas një viti me 0 euro.

Për momentin Manchester City i Pep Guardiolës është klubi që ka shfaqur më shumë interes për argjentinasin, por e ardhmja e tij nuk dihet ende se në cilën skuadër do të jetë. Edhe Interi me pronarët e rinj kinezë po shfaq interes të vazhdueshëm dhe është i gatshëm ta bëjë një tentativë për të transferuar Messin në San Siro për t’iu kundërpërgjigjur Juves që 2 vite më parë transferoi në Torino Cristiano Ronaldon.

Top Channel