Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren/ Ndërpritet për së dyti seanca plenare, kërkohen 5 minuta pushim

02/07/2020 14:00

Seanca në kuvend ka pasur debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Deputeti Halit Valteri ka kërkuar të marr fjalën së bashku me Mylsym Murrizin por nuk janë lejuar nga Ruçi. Në këtë moment deputetët e opozitës janë ngritur dhe kanë bllokuar foltoren duke mos lejuar ministrin Lleshaj të fliste.

Pjesë nga debati:

Ruçi-Valterit: Nuk ka këllqe njëri të më kundërshtojë mua

Ministri Lleshaj- Halit Valterit: Nuk e mbyt dot ti fjalën time

Ruçi-Valterit: Halit mos bëj të fortin, do përjashtohesh nga seanca

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA