Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1653 teste për coronavirus, ndërsa 173 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 75, Kumanovë-9, Dibër-6, Shtip-8, Prilep-6, Tetovë-9, Strugë-14, Veles-3, Ohër-10, Kavadar-3, Gostivar-7, Gjevgjeli-2, Strumicë-1, Krushevo-1, Koçani- 4, Probishtip-1, Berovë-1, Valandovo-1, Shën Nikole-6, Kërçovë-3, Resnjë-3.
Janë regjistruar edhe 15 viktima, që paraqet numër rekord sa i përket vdekjeve brenda një dite. Tetë prej viktimave janë nga Shkupi, dy nga Tetova, Struga dhe Gostivari dhe një nga Ohri.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar edhe 150 pacientë të shëruar. Prej tyre nga Shkupi janë 105, Tetova-12, Struga-10, Kumanova-1, Shtip-7, Veles-1, Ohri-4, Gostivar-1, Strumica-1, Koçani-5, Probishtip-1, Negotina-3.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 6625, prej të cilëve 2748 janë shëruar, ndërsa 321 kanë ndërruar jetë. Momentalisht raste aktive janë 3556.
Top Channel