Policia në Itali njoftoi sot se ka sekuestruar 14 ton amfetamina që arrijnë vlerën e 1 miliardë euro, që besohet se janë prodhuar nga ISIS në Siri, për të financiar aktivitete ekstremiste.
Kreu i doganave kolonel Domenico Napolitano e quajti kapjen ‘ngarkesa më e madhe e amfetaminave në botë’ pas zbulimit të tre konteinerëve me më shumë se 85 milionë tableta në portin jugor të Salerno.
Hetuesit besojnë se kjo drogë i sjell grupit ekstremist fonde të nevojshme për aktivitetet militante.
Ndërkohë prodhimi i amfetaminës në Evropë besohet se është penguar nga pandemia e koronavirusit, çka ka bërë që trafikantët të drejtohen te prodhues në Siri.
Policia italiane thotë se beson se ngarkesat janë porositur nga grupi Camorra me bazë në Napoli dhe kishin si destinacion tregun ndërkombëtar.
Dy javë më parë një ngarkesë më e vogël e kësaj droge ishte kapur në portin e Salerno, në një dërgesë rrobaash.
Amfetamina e kapur etiketohej si captagon, dhe është emri i rrugës për stimulantin sintetik ‘hidroklorid fenetiline.
Tabletat ishin fshehur brenda makinerive dhe cilindrave të letrës për përdorim industrial. Policia përdori sharra elektrike për të prerë cilindrat dy metër të gjerë, për të nxjerrë tabletat nga qendrat e tyre të zbrazura.
Top Channel