Gjysmëfinalja e parë e kupës/ Tirana përballet me Bylisin dhe Kukësi me Teutën

01/07/2020 20:01

Kanë mbetur edhe pak ndeshje nga verdiktet e futbollit shqiptarë.

Ditën e enjte luhen gjysmëfinalet e para të Kupës së Shqipërisë. Edhe pse klubet kanë kërkaur që të reduktohen në një ndeshje të vetme, pasi faktori fushë nuk vlen në një situatë të tillë pandemie pa tifozë, por FSHF ka vendosur qe faza gjysmëfinale të luhet me dy ndeshje vajtje-ardhje. Tirana skuadra pretendente kryesore për titullin në këtë sezon do të udhëtojë drejt qytetit të Ballshit ku do të luaj ndeshjen e parë përball Bylisi.

Në ndeshjen e kampionatit në këtë rifillim të sezonit, bardheblutë e kanë patur të lehtë transfertën, ku fituan ndaj vendasve 3-1, por ekipi i Bylisit pas asaj humbjeje ka bërë paraqitje të mira si në kampionat dhe në kupë ku eliminoi Skënderbeun. Për një gjë të tillë është i vetëdijshëm edhe trajneri i Tiranës Emaneul Egbo.

Ndërkohë ndeshja tjetër gjysmëfinale do të jetë ajo mes Kukësit dhe Teutës. Dy skuadra që luftojnë për Europën dhe që Kupën e kanë një alternativë të mirë për të shkuar atje.
Ndeshja mes Kukësit dhe Teutës do të luhet në “Elbasan Arena”, ndërkohë që ndeshjet e kthimit të kësaj faze gjysmëfinale të Kupës do të luhen më 15 korrik dhe finalja më 2 gusht. Të tgitha këto ndeshje tramsetohen ekskluzivisht në paketën SuperSport të platformës Digitalb. /Endi Tufa/

Top Channel